Avni Nuhiu: Futbolli është i mrekullueshëm për shkak të paparashikueshmërisë së tij

Trajneri i njohur nga Kumanova, Avni Nuhiu ka komentuar në MundoKlan humbjen e Argjentinës nga Arabia Saudite. Sipas tij, pikërisht këto befasi dhe rezultate e bëjnë futbollin edhe më të bukur.

“Futbolli mu për këtë shkak është edhe gjëja më e mrekullueshme për t’u shikuar. Askush nuk e ka pritur që Argjentina si një nga pretendentet kryesore për ta fituar trofeun, të pësojë humbje prej Arabisë Saudite”, është shprehur trajneri Nuhiu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share