Futboll: Miqësorja Kosovë – Armeni zhvillohet sot në orën 18:00

Reprezentacioni i Kosovës në futboll sot do të zhvillon ndeshje miqësore me Aremninë. Kjo është ndeshja e parë miqësore e “Dardanëve” për muajin nëntor, ku pas tre ditëve do të përballen me Ishujt Faroe, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Kosova e mposhti Qipron me rezultat të thellë 5:1, kurse Armenia u mposht nga Irlanda me rezultat të ngushtë 3:2.

Në gjashtë ndeshjet e fundit bilanc më të mirë të rezultateve ka Kosova, ku ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje, ndërsa Armenia ka një fitore dhe pesë humbje.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka grumbulluar lojtarë kryesisht të rinj për ndeshjen e sotme, ku emrat me më shumë eksperiencë janë Ibrahim Dreseviq, Lirim Kastrati dhe Lirim M Kastrati, kurse yjet si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk janë thirrur.

Po ashtu, edhe trajneri i Armenisë ka grumbulluar lojtarë të rinj në skuadër, ku flitet se gjashtë prej tyre mund ta bëjnë debutimin me kombëtaren sot në Prishtinë.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Kosova (3-5-2): Bekaj, Lirim R Kastrati, Dreseviq, Dellova; Veliu, Rrudhani, Jashari, Idrizi, L Kastrati; Daku, Topalli

Armenia (5-3-2): Buchnev; Terteryan, Mkoyan, Haroyan, Voskanyan, Aventisian; Hovhannisyan, Grigoryan, Dashyan; Bichakhchyan, Shaghoyan

Ndeshja KOsovë – Armeni luhet sot me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Përgatiti Shaban Sinani / KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share