Super Kroacia, gjysmëfinalistja e parë e Botërorit | Brazili favorit humbi me penalti

Kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit të Katarit, pasi me penalti e mposhti favoritin e këtij kampionati, Brazilin.

Ndeshja përfundoi pa gola në 90 minutat e rregullta. Në shtesat nga 15 minuta u shënuan dy gola. Brazili përfundoi me fitore 1 me 0 pjesën e parë të shtesave. Ishte Nezmar që shënoi nga njël aksion i bukur. Ndërsa në pjesën e dytë, kroatët barazuan përmes një kundërsulmi të shpejtë me anë të Petkovic.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Japonisë, portieri kroat Livakoviç shkëlqeu tek penaltitë. Brazilianët humbën dy penalti, prej të cilave njëra u prit nga portieri kroat, ndërsa e fundit goditi shtyllën. Ndërsa kroatët ishin të saktë në 4 goditjet.

Kroacia do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e Holandë – Argjentinë, që do të luhet sonte prej orës 20./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share