Zhvillohen ndeshjet e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit në vend.
Shkëndija vazhdon serinë e fitoreve.
“Viktimë” e “tetovarëve” ishte Sileksi, ku në ndeshjen derbi të javës, me përplot gola, Shkëndija shënoi fitore kundër Sileksit duke u betonuar në vendin e parë në renditjen tabelore dhe duke i dërguar mysafirët nga Kratova në vendin e katërt.
Ndeshja e dy skuadrave të rajonit të Gostivarit, përfundoi me barazim, kurse FC Shkupi kthehet me tri pikë të mëdha nga Strumica.
Rezultatet;
SHKËNDIJA – SILEKSI 4:2
AP BRERA – SHKUPI 1:2
BESA – GOSTIVARI 0:0
RABOTNIÇKI – VOSKA 1:0
TIKVESHI – PELISTERI 1:2
DJE:
STRUGA TL – VARDARI 0:2
Tabelën e kryeson Shkëndija me 43 pikë, para Rabotniçkit me 40, Gostivarit me 39 dhe Sileksit me 38 pikë.
“Betejë” e madhe do të zhvillohet edhe në luftën për ekzistencë midis Vardarit, Tikveshit, Voska Sport dhe Besa 1976.