Basketboll: Të Shtunën super sfida Rabotniçki – Çairi 2030

RAMADANI, PËRVOJA PËRCAKTUESE PËR FITUESIN

Kampionati në Ligën e parë të basketbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e raundit të 14-të. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Qendrën sportive “Kale” në Shkup, aty ku do të përballen dy skuadrat fqinje Rabotniçki dhe Çairi 2030. Përballja e së shtunës fillon në orën 18:00

 Pjesa e dytë e kampionatit në elitën e basketbollit vendor fillon me një supersfidë mes dy skuadrave fqinje Rabotniçki dhe Çairi 2030, dy ekipet të cilat në pjesën e parë të kampionatit kanë nga 9 fitore dhe 4 disfata.

Skuadra që drejtohet nga Erhan Ramadani në pjesën e dytë të kampionatit pritet të fillon më e përgatitur dhe më e fortë.

Kemi disa ndryshime në roster. Lojtarët  të cilët i kemi pas në pjesën e parë veç më nuk janë pjesë Çairit për arsye  se  disa  kanë shkuar në klube  tjera. Por për fat të mirë ne kemi marrë disa  lojtarë  me  përvojë edhe më cilësorë siç është Robi. Kemi marrë edhe një lojtar nga  Australia, Madut Akes, për të  cilët shpresoj se ndoshta edhe kjo ndeshje është shumë herët por shpresoj se veç më kemi hyrë në at formën e duhur sëe veç dy javë jemi me stervitje“ – tha Erhan Ramadani, trajner i KB Çairi 2030.

Duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë përkrahje të madhe të publikut të tyre por edhe lojtar cilësorë, shtrohet pyetja se çka mund të jetë vendimtare për të fituar kë sfidë.      

“Ne edhe pse do tëluajmë si mysafirë por salla Kale për ne është si një sall si të luajsh brenda në Çair. Vendimtare do të jetë përvoja, meqenëse mendoj se përvoja do të jetë ajo e cila do ta cakton fituesin në fund. E potencova se  neve  tanimë kemi lojtar me përvojë të huaj dhe shpresoj se në fund ne do të jemi  ajo ekip e cila do ta fitojmë ndeshjen“ – tha Erhan Ramadani, trajner i KB Çairi 2030.

Në ndeshjet e javës së 14-të në elitën e basketbollit vendor takohen:  Euro Nikel – Gostivari, Rabotniçki – Çairi 2030,  Ohri – Kozhufi, TFT Mozart – Vardari, Ohri – Kozhufi, Feniksi – Naviko Akademia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share