Futboll: Klisman Cake shënoi për fitoren e 14-të sezonale për kuqezinjtë

Shkëndija e Tetovës shënoi fitore me vlerë në ndeshjen hapëse të javës së 28-të në elitën e futbollit vendor, në stadiumin e qytetit në Shtip, kundër Bregallnicës vendase. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte qendërmbrojtësi Klisman Cake, i cili pas goditjes nga këndi që ekzekutoi Eraldo Çinari, me kokë tundi rrjetën e portierit Shçekiq.

Gjatë 90 minutave ekipi kuqezi dominoi në fushë e gjelbër duke krijuar më tepër raste siç ishte ai Dorievit në minutën e 24-të, pastaj rasti i Eraldo Çinarit në minutën e 42-të si dhe një penalti që nuk e akordoi referi në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa vendasit paten dy raste ndërmjet të Dodevit dhe Gjorgjievit, por që portieri Taleski ishte në krye të detyrës.

Pas kësaj fitore Shkëndija ka 50 pikë nga 25 ndeshje të zhvilluara me 14 fitore, 8 barazime dhe 3 disfata, sigurt mban pozitën e dytë pas Struga Trim Lum që ka 53 pikë

Kuqezinjtë tetovarë deri në fund të kampionatit kanë dy ndeshje në stadiumin e qytetit në Tetovë kundër Sileksit më 26 prill, Makedonija Gj.P më 30 prill dhe Struga Trim Lum më 10 maj, ndërsa në transfertë luajnë me Shkupin më 7 maj dhe Rabotniçkin më 14 maj.

Katër ndeshjet tjera të javës së 28-të, zhvillohen të dielën në ora 16:00, takohen: Bregallnica – Shkëndija, Skopje – Akademia Pandev, Pobeda – Rabotniçki, Sileksi – Makedonija Gj.P dhe Tikveshi – Shkupi. Struga Trim Lum është e lire.

Tabela: 1.Struga Trim Lum 53 pikë, 2.Shkëndija 50 (+1 ndeshje), 3.Shkupi 45, 4.Sileksi 40, 5.Bregallnica 37 (+1 ndeshje), 6.Makedonija Gj.P 33, 7.Tikveshi 30, 8.Rabotniçki 28, 9.Akademia Pandev 22, 10.Skopje 18 dhe 11.Pobeda 13 pikë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share