Stadiumi Olimpik Ataturk në Stamboll do të mirëpresë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Evropian të futbollit për sezonin 2022/23. Është kjo finalja e 62-të me radhë që organizohet nga UEFA, ndërsa stadium Olimpik Ataturk në stamboll që ka kapacitet prej 75 mijë ulëseve për here të dytë është nikoqire e një finale të madhe të championsit pas vitit 2005 kur u përballën Liverpull – Milan
Pikërisht, në vitin 2005 në këtë stadium u zhvillua një nga finalet më të bukura dhe surprizuese të kësaj gare, mes skuadrës angleze Liverpul dhe asaj italiane Milan.
Pasi Milani dominoi lojën qetësisht në pjesën e parë me tre gola në favor të tij, një epërsi, që mund të quhej fitore e garantuar, u përmbys në pjesën e dytë pas fjalimit “mrekullibërës” të trajnerit Rafa Benitez, i cili i frymëzoi aq shumë lojtarët e tij, sa arritën të barazonin rezultatin duke befasuar edhe historinë e Ligës së Kampionëve.
Barazimi çoi në penallti që e shpallën Liverpullin triumfues të kompeticionit, ndërsa portieri Dudek u kthye në heroin e mbrëmjes më të famshme në Stamboll.
Tani në finalen e Stambollit sërish do të kemi përballje mes anglezëve dhe italianëve, ku Mançester Siti do të masë forcat me skuadrën e Interit.
Lojtarët e Manchester City po e presin me padurim finalen e madhe pasi u mungon Trofeu me prestigjioz i garave Evropiane.
Kampionët e Anglisë shpresojnë në suksesin ndaj zikaltërve italianë për të kompletuar tripletën pas ngadhënjimit në Premier League dhe FA Cup.
Ndërkohë, për Bernardo Silvën, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Guardiolës, kjo do të jetë ndeshja e fundit me Manchester City. Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin anglez, lojtari portugez ka vendosur të largohet për nisur një aventurë të re. Trajneri Guardiola dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend ta pengojnë. Pasi nuk duan të mbajnë në skuadër lojtarëve kundër vullnetit të tyre.
28-vjeçari nga Lisbona është pjesë e Man City prej verës së vitit 2017. Në sezonin e fundit ka regjistruar 7 gola dhe 8 asiste.
Nga ana tjetër skuadra Italiane ,Inter dëshiron me çdo kusht të triumfojë në finalen e Ligës së kampionëve ,për të mbrojtur nderin skuadrave italiane që arritën në finalet e tre kompeticioneve më të vlefshme të Kupave evropiane, por si Roma ,në Evropa Ligë ashtu edhe Fiorentina ,në Konferencë Ligë p,ësuan humbje.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Mançester Sitit është në program nesër nga ora 21 në stadiumin Atatukr në Stamboll të Turqisë.
Që prej fillimit të saj, UEFA- Liga e Kampioneve është dominuar nga Reali i Madrid ,i cili është klubi më i suksesshëm i kompeticionit me 14 trofe të fituar, përshirë pesë edicionet e para. Klubet spanjolle e kanë fituar 19 herë herë Ligën e kampionëve, klubet nga Anglia 14 herë ,por me pesë klube, është shteti që ka më shumë klube që e kanë fituar këtë kompeticion ,ndërsa skuadrat Italiane 12 herë kanë fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. /KlanMacedonia/