Futboll: KF Shkëndija zhvillon ndeshjen e 50 Europiane

NDESHJA SHKËNDIJA – HAVERFORDWEST COUNTY FILLON NË ORA 20:00

Klubi i futbollit  Shkëndija e  Tetovës  të enjten  zhvillon  ndeshjen e jubilare të 50-n në  garat  Europiane.  Nesër  në stadiumin “Todor Proeski në Shkup në kuadër  të  eliminatoreve  për Ligën e Konferencës , Shkëndija  përballet me  skuadrën Haverfordwest County. Para ndeshjes së nesërme u mbajtë konferenca zyrtare me mediumet.

Trajneri i ekipit kuqezi Ardian Nuhhiu në pritje të ndeshjes me ekipin nga Uellsi, Haverfordwest County, u shprehë optimist duke pohuar se ai ka shumë besim tek futbollistët e tij të cilët e kanë bindur gjatë 40 ditë përgaditje, ndërsa për atmosferën në ekip tha  se është shumë e mirë andaj pret rezultat pozitiv.

Atmossfera  është shumë e mire domethënë me shumë pozitivitet po pritet ndeshja e nesërme. Një mundësi e artë për futbollistët për ti shprehur vlerat e tyre në një fushëshum fushëshumë të mire ku besoj fuqishëm ku do të kemi edhe mbëshrtetjen e tifozëve tanë apo edhe publikut dhe me një përkrahje maksimale edhe nga ana e tyre dhe me një maksimum nga  futbollistët tanë mendoj që nesër  do të marrim fitore”  deklaroi trajneri Ardian Nuhiu

Futbollisti  Ennur  Totre është  njëri  nga  futbollistët i  cili  në dy  raste  ka  luajtur  në play off  për  kualifikim  me  ekipin  kuqezi, andaj shpreson  se  nesër mbrëma do ti gëzojnë fansat e tyre.

Ne kemi pas çdo herë përkrahjen e ballistëve dhe publikut. Besoj se  edhe nesër do të kemi një përkrahje të madhe me një numër të madh. Besoj se ne do ta kryejm punën në fushë ndërsa ata në tribuna” deklaroi Enur Totre futbollist i KF Shkëndija.

Ndesahja Shkëndija – Haverfordwest County,  luhet   në stadiumin  arena “Todor Proeski me  fillim në orenën  20:00, ndërsa drejtësi do të ndaj holandezi Joey Kooij.  Të enjten  zhvillohet edhe ndeshja mes Makedomnija Gj.P –  RFS na Letonia që fillon në ora 17:00,  te stadoiumi “Petar Milloshevski” në Shkup. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share