Zekirija Ramadani: Botërori me shumë diciplinë taktike, Katari i dha mesazh të madh botës

Trajneri i futbollit Zekirija Ramadani në emisionin MundoKlan duke analizuar ndeshjet e xhiros së tretë të Botërorit “Qatar 2022”, ka thënë se e veçanta e këtij kampionati është diciplina taktike shumë e zhvilluar. Sipas tij, pas shumë paragjykimeve, organizatori i turneut i ka dhënë një mesazh të fuqishëm krejt botës.

“Ky kampionat ka shumë diciplinë taktike, që është shumë e rëndësishme e ku një Arabi Saudite nuk del nga koncepti i lojës për 95 minuta kundër Argjentinës. Njëjtë ishte edhe përballë Meksikës sonte, por edhe ndaj Polonisë. Ndoshta organizatorët, nikoqiri ishte jashtë kornizave, por përveç pjesëmarrjes, ata i dhanë një mesazh shumë të madh krejt botës… dhanë mesazh se edhe ato dinë të luajnë futboll, se dinë të organizojnë një kampionat botëror”, deklaroi Ramadani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share