Futboll: Gostivari mundi Bellasicën 1-0, në ndeshjen e parë kontrolluese

Sot në stadiumin “Mlladost” në Strumicë u zhvillua ndeshja kontrolluese mes  Bellasicës vendase dhe klubit të futbollit Gostivari. Për të dyja  këto skuadra ishte ky ballafaqimi i parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror të kampionatit në ligën e parë dhe të dytë. Ndeshja në fjalë përfundoi me fitoren e skuadrës të Ligës së parë, pra Gostivarit me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm që e ka realizuar Rejhan Abazi në minutën e 48 të lojës. Pas kësaj ndeshje trajneri Ismaili Atalan ka një pasqyr pak më të qartë pë cilësinë e futbollistëve me të cilët disponon klubi.  

Gostivari ndeshjen kontrolluese kundër Bellasicës e nisi me këtë formacion: Erten Ersu, Andrej Kirovski, Amir Bilallli, Enis Dervishi, Masaaki Takahara, Farudin Gjurgjeviq, Rinor Ajdini, Rustu Jonus, Angelçe Timovski,  Iyayai Atiemwen, Muhamed Elmas. Ndërsa në pjesën e dytë ka inkyuadruar edhe këto lojtar: Rejhan Abazi, Xhelil Abdulla, Fisnik Zuka, Kehinde, Allhasan  dhe të tjerë.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klubi i futbollit Gostivari më 17 janar udhëton në Antalia ku deri 3 shkurt do të zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share