Spanja e nis me fitore

“Furia e kuqe” mund Norvegjinë 3-0. Uellsi ndal Kroacinë, kurse Turqia fiton ndaj Armenisë

Trajneri Luis de la Fuentes debutoi me fitore në stolin e Spanjës, me “Furinë e kuqe” që mposhti Norvegjinë 3-0 në sfidën kualifikuese të Euro 2024. Ky ishte takimi i parë i sulmuesit Alvaro Morata si kapiten.

Në sfidën tjetër të Grupit A, Skocia mundi Qipron po 3-0. Në sfidën tjetër të Grupit D, Kroacia barazoi në shtëpi ndaj Uellsit.

Ballkanasit kaluan në avantazh në minutën e 28 me Kramariç, por Broadhead barazoi në shtesë, duke i dhënë uellsianëve një pikë të rëndësishme në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2024.

Në sfidën tjetër të Grupit D, Turqia fitoi në transfertë kundër Armenisë. Pas 10 minutash, armenët kaluan në avantazh pas një autogoli të Kabak. Por turqit shënuan dy herë me Kokçu në të 34 dhe Akturkoglu në të 64’.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share