QATIP OSMANI: VAREMI EDHE NGA REZULTATET E EKIPEVE TJERA
Fitorja e ekipit kuqezi kundër Makedonija Gj.P me rezultatin 3-1, tre xhiro para përfundimit të sezonit mbanë gjallë shpresat për titullin kampion edhe pse tanimë çdo gjë mvaret nga epilogu i ndeshjeve tjera.
Shkëndija me rutinë mposhti Makedonija GJ.P duke shënuar fitoren e 15 sezonale. Trajneri Qatip Osmani tha se ekipi bëri detyrën kurse fitorja ishte e merituar.
“Loja si lojë ndoshta nuk pati ritëm sepse ndeshjet gjatë javës e bëjnë të veten. Kjo vlen për të dyja ekipet, megjithatë ne bëmë detyrën dhe fitorja ishte e merituar” – tha Qatip Osmani.
Shkëndija sërish I afrohet në dy pikë liderit Struga Trim Lum. Fitorja e së shtunës rikthen shpresat për titullin, por tashmë cdo gjë do të varet edhe nga rezultatet e ekipeve tjera.
“Po ne pikërisht për garën e fundit jemi munduar ta përgatisim ekipin. Edhe para thash se nuk varet prej rezultateve tona, por e jona është që në çdo lojë të shkojmë në fitore, të tre ndeshjet t`i fitojmë edhe pse varemi prej rezultateve tjera” – deklaroi Osmani.
Para ndeshjes, me një ceremoni solemne, Shkëndija nderoi dy futbollistët e saj. Egzon Bejtullai zhvilloi ndeshjen e 300-të, kurse Mevlan Murati atë të 200-të. Klubi u dhuroi dhuratën simbolike, fanellën e Shkëndisë me numrat 200 dhe 300. /KlanMacedonia/