Basketboll: Milano ndali rrugëtimin e fitoreve të Real Madrid në Euroligë

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 9-të ndeshjeve të xhiros së 26-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Befasia më e madhe e raundit të 26-të është fitorja e Milanos kundër liderit në renditjen e tabelës Real Madrid me rezultatin 81-76.

Për madrilenët ishte kjo disfata e katërt sezonale megjithatë vazhdon të kryeson e vetmuar me 22 fitore me 22 fitore e 4 disfata e ndjekur nga Barcelona që ka 18 fitore e 8 humbje, Panathinaikos me 16 fitore e 10 humbje, ndërsa pesë ekipet tjera që mund të kualifikohen në play off, janë Monako, Virtus Bologna, Olympiakos, Fenerbahçe dhe Baskonia. Skuadrat të cilat kanë shumë pak gjasa për të mbetur në Euroligë edhe sezonin e ardhshëm janë Lyon-Villeurbanne dhe Alba Berlin që kanë vetëm nga 5 fitore e 21 humbje

Rezultatet e xhiros së 26-të:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Barcelona – Alba Berlin 93-77

Virtus Bologna – Monaco 78-81

Panathinaikos – Fenerbahce 74-63

Crvena zvezda – Zalgiris Kaunas 91-93

Baskonia – Lyon-Villeurbanne 94-80

Milano – Real Madrid 81-76

Partizan – Bayern 78-79

Valencia – Olympiakos 65- 78

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv 105-91

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share