VOSKA SPORT DHE GOSTIVARI FITUAN NGA NJË PIKË
Në katër ndeshjet e javës së 13-të të zhvilluara sot në mesditë fitore shënuan Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari barazuan. Arbitrat ndëshkuan pesë futbollist me kartonë të kuq.
Në stadiumin e qytetit në Kavadar , në një ndeshje me kthesa të shumta dhe me dy kartonë të kuq për futbollistët vendas Tekveshi dhe Gostivari ndanë pikët duke luajtur me barazim 2-2 edhe pse skuadra mysafire kishte epërsi prej dy golave që i shënuan Xhelil Abdulla dhe Atiemven nga penaltia, por vendasit me golat Spahiut dhe Ivanovskit në minutat shtesë barazuan në 2-2. Vlenë të theksohet se në këtë ndeshje arbitri ndëshkoi dy futbollist vendas me kartonë kuq. Në këtë ndeshje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në momentin kur futbollisti Atiemven shënoi golin e dytë nga penaltia për Gostivarin, kryetari i qytetit të Kavadarit, Mitko Jançev ka tentuar me forcë të hynë në stadium për tu përleshur me arbitrin Grujoski nga Kavadari !
Me barazim përfundoi edhe ndeshja në “Biljanini Izvori” në Ohër me Voska Sport dhe AP Brera. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Alen Jasharovski, ndërsa strumicasit barazuan me golin e Galevskit
Rabotniçki me fitoren 1-0 me golin që e shënoi Despotovski, përfundimisht i tha lamtumirë serisë së disfatave të një pas njëshme .
Në Shtip në në ndeshje interesante Makedonija Gj.P shënoi fitore kundër Bregallnicës 3-2. Autor të golave për vendasit ishin Velkoski dhe Kalpaçki, ndërsa Mishevski, Stojkov dhe Aliji për ekipin mysafirë nga Gjorçe Petrovi.
Rezultatete sotme:
VOska Sport – AP Brera 1-1
Tikveshi – Gostivari 2-2
Bregallnica – Makedonija Gj.P 2-3
Rabotniçki – Sileksi 1-0
Shaban Sinani /KlanMacedonia/