Java e 24-të rikthen derbin e rivalëve tradicional, Vardari nikoqir i Shkëndijës

FUTBOLL – LIGA E PARË

Shkaku i obligimeve  të reprezentacionit A në futboll,  java e  24  e kampionatit  në Ligën e parë  të futbollit vendor zhvillohet të shtunën me fillim në ora 14:00.  Sfida më tërheqëse janë Vardari – Shkëndija dhe Voska Sport – FC Shkupi.

Java e 24-të e Ligës së Parë të futbollit në vend rikthen derbin e dy rivalëve tradicional. Vradari dhe Shkëndija do të përballen në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pritet mobilizimi i “Komitëve” kurse trajneri Gorazd Mihajlov thotë se përkrahja e tyre do t`i motivojë futbollistët e Vardarit.

“Ndoshta Vardari në vitet e fundit edhe nuk është, por ne bëjmë përpjekje që ta kthejmë atje ku duhet. Pres që stadiumi të jetë i mbushur, normalisht të përkrahemi ashtu siç ishte te Shkëndija lojtari i 12-të, ashtu edhe ne presim nga  “Komitët”. Besoj se me përkrahjen e tyre dhe angazhimin maksimal të gjithë lojtarëve do ti gëzojmë simpatizuesit tanë” – tha Gorazd Mihajllov, trajner i KF Vardari.

Nga tabori I tetovarëve shprehen optimist se do të vazhojë seria e fitoreve kundër rivalit tradicional.

“Vijmë pas dy rezultateve jo pozitive që kemi pasur, pas dy barazimeve që na ka ndalur pak hovin. I pranojmë kritikat po përsëri të shtunën do të  shkojmë për qëllimin tone  që e kemi të marrim tre pikët  ashtu siç i kemi fituar dy ndeshjet e kaluara me Vardarin. Besoj se shkojmë të shtunën për të marrë tri pikët dhe të fitojmë” – tha Klisman Cake, futbollist i KF Shkëndijës.

Pika e vlefshme në Tetovë, ka motivuar skuadrën e Voska Sportit për rezultat pozitiv edhe kundër Shkupit. Sigurimi i mbijetesës mbetet imperative kryesor.

 “Do të provojmë me të gjitha  forcat tona që ta fitojmë këtë ndeshje t`i marrim tre pikët pasi që kemi një orar shumë të ngjeshur, luajmë ndeshje të njëpasnjëshme me kundërshtarë shumë të fortë. Do të provojmë që ta fitojmë me të gjitha forcat ndeshjen e së shtunës kundër Shkupit“ – tha Fatjon Jusufi.

Shkupjanët janë të vetëdijshëm se ndeshja me Voska Sport do të jetë një sfidë e vështirë, por shprehen të gatshëm për lojë cilësore.

MLADEN ZHIZHOVIQ – TRAJNER I FC SHKUPI (0.27 – 0.46)

 “Pres një ndeshje të vështirë duke pasur parasysh se Voska lufton për mbijetesë, nuk do të jetë lehtë. Ne do të mundohemi të kthehemi pas asaj loje me Rabotniçkin të cilën e fituam me lojë të shkëlqyer dhe gjatë javë ta freskojmë mirë ekipin që të jemi të gatshëm për lojë të mirë në Ohër”

Në ndeshjet tjera të javës 24-të, me fillim në ora 14:00, takohen: Bregallnica – Gostivari, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Sileksi – AP Brera dhe Makedonija Gj.P – Tikveshi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share