Kampioni i Maqedonissë i futbollit, Shkupi, ka mbërritur në Turqi ku do të punojë në fazën kryesore të përgatitjeve para kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Çairiasit janë në Bolu dhe nga nesër do të fillojnë me stërvitjet. Tashmë janë duke i shqyrtuar ndeshjet miqësore dhe dueli i parë do të jetë më 19 qershor ndaj Tiranës.
Më pas vijon ndeshja kundër Fenerbahçes, e planifikuar për më 22 qershor në qytetin e Duzces dhe më 25 qershor do të luhet me Hermannstadt nga Rumania.
Në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve , Shkupi do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe nëse e kalon këtë rival do të përballet me Dinamon e Zagrebit.