Champions: Bajerni mundi Manchester United, triumfojnë Arsenali e Napoli

Mbrëmë u zhvoilluan  ndeshjet e raundit të pare  në Grupin A,B,C dhe  D në kuadë të fazes së grupeve  të Ligës së Kampionëve, ndeshhjet të cilat  sollën sërish shumë emocione .

Në grupin A, Bajern Munihu në “Allianz Arena” fitoi mes spektaklit të golave ndaj Manchester Junajtedit, me rezultatin 4-3, për tri pike mjaftë të rëndësishme. Autor të golave pë Bayern ishin Sane, Gnabry, Kejn nga  penaltia dhe Mathys Tel, Ndërsa autor të golave për “Djajtë e kuq”  shunan Rasmus Hojlund dhe Casemiro 2 gola . Në ndeshjen tjetër të grupit  A,  Galatasay  dhe FC Kopenhagen luajtën me barazim 2-2.

Në Grupin B, Arsenali është rikthyer në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pas disa vitesh mungesë dhe duket se nuk ka humbur shkëlqimin. Të besuarit e Mikel Artetës triumfuar 4-0 ndaj PSV-së  me  golat që I shënuan Saka, Trosar , Gabriel Zhesus dhe Odegaard. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Sevilja dhe Lens në Spanjë, përfundoi me  barazimi 1-1.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në grupin D, Interi shmang humbjen në “San Mamesh”, duke barazuar me shifrat 1-1 ndaj Sosiedadit që ishte në epërsi për pjesën më të madhe të takimit. Nënkampionët e Europës e shikuan veten në disavantazh pas vetëm 4 minutash lojë. Një gabim i Bastonit i dhuroi golin baskëve, me Mendez që mposhti mjaft mirë Zomerin, duke dërguar topin pas shpinës së portierit zviceran.. Interi barazoi shifrat në fundin e ndeshjes me Turam, goli u anulua për pozicion të parregullt. Italianët arritën të merrnin një pikë në Spanjë pas golit të Martinezit. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Benfika-Salzburg u mbyll 0-2 në favor të austriakëve.

Në grupin C, Napoli mundi 2-1 Bragën, por humb shërbimet e Amir Rrahmanit, pasi lojtari dardan doli nga loja shumë shpejt për shkak se ndjeu shqetësime,

Rezultatet  e  Grupit  A, B, C dhe D

Arsenal – PSV  4-0

Bayern – Manchester Utd 4-3

Benfica – Salzburg   0 – 2

Braga – Napoli 1 – 2

Real Sociedad – Inter 1-1

Sevilla – Lens  1-1

Galatasaray – FC Kopenhagen 2-2

Real Madrid – Union Berlin  1-0

Më 3 tetor  do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në Grupin A,B,C dhe D. Takohen:

Salzburg – Real Sociedad

Union Berlin – Braga

FC Copenhagen – Bayern

Inter – Benfica

Lens – Arsenal

Manchester Utd – Galatasaray

Napoli – Real Madrid

PSV – Sevilla

 

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share