Futboll: Emini sot ka udhëtuar drejt Danimarkës

Futbollisti i talentuar, 22 vjeçari Sefer Emini, io cili në ndeshjen e tij të fundit për ekipin Makedonija Gj.P shënoi dy goli dhe kontribuoi në fitoren 4:1 kundër Pobedës, sot nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit ka udhëtuar drejt Danimarkës ku do të kryejë testimet mjekësore, para se të firmosë kontratën 3 vjeçare me ekipin Sonderjysken.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve të futbollistit shqiptar nga Shkupi ai menjëherë fiton të drejtë loje dhe në javën e ardhshme mund të debuton për ekipin e tij të ri.

Për Eminin kjo do të jetë hera e dytë që do të provojë veten jashta vendit, pasi më herët ishte pjesë e Akronit në Rusi.

Në aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit është përcjell nga prindi i tij Neshat Emini, i cili në fejsbuk ka shkruajt: “Rrugë të mbarë për në Danimarkë”.

Me largimin e e futbollistit Emini, ekipi i Makedonija Gj.P që drejtohet nga Muharem Bajrami do të jetë dukshëm më e dobët në radhët e veta pasi bëhet fjalë për një futbollist i cili ka dhënë kontributin e madh. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share