Futboll: Di Maria pritet si Ronaldo te Juventusi

Angel Di Maria është lojtari më i ri i Juventusit. Futbollisti argjentinas zbarkoi mbrëmë në Torino, ndërkohë që sot në mëngjes në orën 08:50 ka mbërritur në JMedical për të kryer vizitat mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Di Maria u prit nga më shumë se 200 tifozë, duke qenë një pritje e ngjashme më atë të Cristiano Ronaldos. Ish-lojtari i PSG do të firmos për një sezon, ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Asnjë opsion rinovimi për të, pasi në fundin e sezonit me shumë mundësi do të transferohet te Rosario Central.

Edhe Dusan Vlahovic mbërriti për të kryer vizitat mjekësore duke u pritur me ovacione nga tifozët e pranishëm. Sot ndërkohë do të mbërrijë në Torino edhe Paul Pogba, i cili pritet të kryejë nesër vizitat mjekësore..

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share