Futboll: Derbi sezonal Voska Sport – Vardari, luhet pa praninë publikut ?!

Ndeshja derbi e javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor mes liderit Voska Sport dhe ekipit të dytë Vardari, që në program është ditën e diel me fillim në orën 16:00, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër do të zhvillohet me tribuna të shprasta apo më mire thënë pa praninë e tifozëve vendas dhe atyre mysafirë.

Ky vendim i klubit nikoqir është sjellë duke pasur parasysh rrethanat dhe faktin se e njëjta është shpallur e rrezikut të lartë. Në njoftimin e KF Voska Sport e publikuar në fejsbuk, thuhet:

“Njoftojmë gjithë tifozët e futbollit, e në veçanti ata të F.C Voska Sport, se derbi ndeshja e javës së 25-të kundër Vardarit do të zhvillohet pa praninë e publikut. Një vendim i tillë u morrë për shkak sigurisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes, e cila nga policia e qytetit tonë ishte shpallur e rrezikut të lartë.

Pikërisht për të mos rrezikuar asnjë njeri dhe mbi të gjitha për të mos rrezikuar futbollin, si ekip vendosëm që të njëjtën ta luajmë pa tifoz.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Burimet e Biljanës”, të pranishëm do të jenë vetëm nga 10 persona, nga ana e të dyja skuadrave.

Si F.C Voska Sport neve do të marrim të gjitha masat e sigurisë për zhvillimin e këtij takimi, i cili shpresojmë të prodhojë një lojë fer dhe korrekte….

LE TË FITOJË EKIPI MË I MIRË,

E MBI TË GJITHA LE TË FITOJË FUTBOLLI”.

Shtrohet pyetja, pse vall drejtuesit e skuadrës vendase kanë marr një vendim të tillë pë tifozët venmdas kur dihet se me vendim të organeve të FFM-së, skuadra mysafire nuk ka të drejtë të të ketë public në mënyrë të organizuar edhe pse edhe KF Varadari ka kërkuar që tifo grupi I tyre “Komiti” të jenë të pranishë në tribiuant e stadiumit të Ohrit

Si do që të jetë mbetemi me shpresë se edhe në këtë ndeshje derbi do të mbiyotërojë arsyeja dhe do të fiton futbollit dhe ekipi më i përgatitur dhe më cilësorë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share