Në prag të ndeshjes me Poloninë, Sylvinho merr sinjale pozitive nga yjet kuq e zi

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit më 27 mars ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024. E duket se një pjesë e lojtarëve të Shqipërisë po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në kampionatet evropiane.

Taulant Seferi realizoi dy gola në kampionatin ukrainas, duke shkuar tashmë në kuotën e 8 golave në këtë edicion futbollistik. Ndërkaq, duket se edhe sulmuesi Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet, pasi la përsëri shenjë në kampionatin spanjoll në radhët e ekipit të Granadës. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tij të 19-të në kategorinë e dytë spanjolle.

Ernest Muçi është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Legias së Varshavës në këtë sezon në kampionatin polak, duke ndihmuar ekipin e tij që të qëndrojë në krye të klasifikimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Itali, Ardian Ismajli luajti për 90 minuta me Empolin në përballjen ndaj Udineses, ndërkohë që 90 minuta ishte në fushë dhe Elseid Hysaj ndaj Bologna-s me Lazion e tij. Një paraqitje shumë të mirë dhuroi edhe Arbnor Mucolli në Danimarkë me ekipin e Vejles, teksa luajti 88 minuta.

Minuta pati edhe për futbollistët e tjerë të Kombëtares, si Qazim Laçi, Odise Roshi, Nedim Bajrami, Enis Çokaj, Amir Abrashi, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit la fushën pas 44 minutash lojë, për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin Napoli – Atalanta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share