Futboll: Ardian Cuculi rikthehet te klubi i tij i zemrës

Futbollisti kërçovar, mbrojtësi 35 vjeçar Ardian Cuculi edhe zyrtarisht është rikthyer te Shkëndija, te skuadra e tij e  zemrës  aty  ku ka  shënuar  sukseset më të mëdhanë karrierës së tij  Cuculi në ekipin  kuqezi  rik thehet  pas plot katër viteve ku kaloi në ekipin e Kukësit dhe më pas në ekipin Drita të gjilanit ku kishte suksese të jashtëzakonshme. Kthimi Ardian Cuculit  në ekipin e Shkëndijës tej mase i ka gëzuar armatën e madhe të tifozëve  të cilët e dine kontributin e  tij.

Ardian Cuculi me drejtuesit e Shkëndijës ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes ai për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar.

“Kur bëhet fjalë për Shkëndijën, normalisht se çdo rikthim është emocional. Unë jam shpirtërisht i lidhur me Shkëndijën nga shkaku se me fanellën e Shkëndijës i kam kaluar vitet më të lavdishme të karrierës sime si futbollist. Unë këtu kthehem në shtëpinë time, këtu kam edhe disa bashkëlojtarë me të cilët kemi luajtur së bashku në Shkëndijë në të kaluarën. Me Shkëndijën për herë të parë jemi shpallur kampionë në vitin 2011 dhe besoj se këtë vit së bashku do të arrijmë synimet dhe do të rikthejmë titullin e kampionit”, ka  deklaruar  Cuculi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ardian Cuculi në të kaluarën me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 tituj, edhe atë 2 herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Super Kupës. Ai  ka qenë edhe  pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka luajtur edhe për ekipin e Partizanit të Tiranës, Kukësit dhe  Drita e Gjilanit

 

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share