Struga Trim Lum kërkon kualifikimin në rrethin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Në pritje të ndeshjes që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, me fillim në ora 17:00, UEFA ka caktuar referët të cilët do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Struga Trim Lum – Zhalgiris
“Darren England do të jetë gjyqtari kryesor i takimit kundër Zhalgiris në Ohër. Një arbitër me eksperiencë në Premier Ligën angleze me plotë 45 ndeshje të gjykuara!”, njofton FC Struga.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut luajti baraz (0:0) në takimin e parë në Vilnius me Zhalgirisin nga Lituania. /KlanMacedonia/