Futboll: Adnan Januzaj mbetet në La Liga

Adnan Januzaj edhe këtë edicion pritet të luajë në La Liga. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Sevillas, pasi është në negociata të avancuara.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme. Te Sevilla po insistojnë në transferimin e Januzajt, të cilin po e shohin si zëvendësim ideal për Lucas Ocamposin, i cili do t’i bashkohet Ajaxit.

Sulmuesi i krahut te Sevilla do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me Real Sociedadin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

27-vjeçari ishte pjesë e Sociedadit prej vitit 2017 dhe në sezonin 2019/20 arriti ta fitojë Kupën e Spanjës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share