Hendboll (F): KH Çairi mundi nënkampionin e RMV-së Kumanovën

Në Superligën e femrave në hendbollin vendorë,skuadra e Çairit shënoi fitoren e dytë duke mundur nënkampionin e RMV-së, Kumanovën me rezultatin 32-29 në përballjen derbi të xhiros së dytë të zhvilluar këtë të shtunë në palestrën sportive Enver Idrizi në Shkup.

Më efikase në ekipin fitues nga Çairi ishte Teodora Gulicoska me nëntë gola, ndërsa të njejtën shifër të golave e arriti edhe Almeida Kosta për Kumanovën.

Për Kumanovën kjo është disfata e dytë që e pëson në sezonin e ri, pasi në xhiron e parë u mposht edhe nga Vardari. Vlen për të theksuar se Vashate Çairit e filluan me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke ngadhënjyer si mysafire të Spartakut në xhirone parë me rezultatin 39 me 17.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share