Tyson Fury ka pranuar se ishte shumë i impresionuar me fitoren e Deontay Wilder me nokaut ndaj Robert Helenius fundjavën e kaluar.
‘The Bronze Bomber’ u kthye në ring për herë të parë që kur u mposht nga Fury një vit më parë dhe ai u rikthye fuqishëm, duke e mposhtur Heleniusin me nokaut që në raundin e parë.
“Fitore e shkëlqyer. Unë nuk njoh askënd tjetër që mund t’ia kishte bërë këtë Helenius. Kundërshtar shumë i fortë dhe Wilder e mposhti si të ishte një copë letre. Lojë pa hile. Grusht i mirë.”, tha Fury.
Fury dhe Wilder janë përplasur më parë tre herë në ring, me ndeshjen e parë që ka përfunduar në barazim dhe më pas ‘The Gypsy King’ pasoi me dy fitore radhazi me nokaut.
Wilder pritet të ndeshet me Andy Ruiz Jr në eliminatorin final për t’i hapur rrugën një përballjeje të re me Fury-n në WBC dhe kur u pyet për një luftë të katërt të mundshme, britaniku u përgjigj:
“Më trego paratë. Sa, ku dhe kur? Kjo është ajo që unë u them të gjitha këtyre luftërave.”