Arsenal e PSG me “sulm vrasës”

Kryeqytetasit bëjnë diferencën në Europë, tre futbollistë me mbi 10 gola

Për të arritur tek suksesi duhet të kesh të gjithë komponentët e duhur! Këtë duket se e kanë zbatuar në fushë edhe dy skuadrat pretendente për titullin kampion, Arsenal në Premier League dhe PSG në Ligue 1. Ekipe që kryesojnë aktualisht renditjen, ecuri padyshim vjen për shkak të forcën në repartin e sulmit.

Kryeqytetasit kanë në përbërje një treshe fantastike në repartin e avancuar, duke qënë edhe ekipet me trinomin që kanë shënuar mbi 10 gola deri më tani.

Konkretisht, tek Arsenal kanë shkëlqyer, Martineli me 12 gola, ndjekur më pas nga Saka dhe Odegaard me nga 10 realizime. Akoma dhe më të mira shifrat e sulmit të gjigantit francez, me jashtëtokësorët Mbappe-Neymar e Messi që në total kanë shënuar plot 45 gola. Natyrisht, francezi udhëheq me 19 gola, për t’u pasuar më pas nga lojtarët amerikano-latinë me 13 të tillë.

Performancë e jashtëzakonshme tek dy ekipe pretendente për të fituar titullin në fundin e sezonit aktual. Gjithsesi bazën nuk e kanë fokusuar totalisht tek sulmi, por edhe në mbrojtje e repartet e tjera duke shkuar i qetë në krye të renditjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share