Ftesat për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II nuk u janë dërguar këtyre 3 shteteve

Në 19 Shtator do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II në Londër. Rreth 500 personalitete nga e gjithë bota do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës. Për të marrë pjesë, ftesa i dërgohet kreut të shtetit të vendit përkatës i cili ka të drejtë të marrë dhe një person tjetër.

Prestigjiozia “SkyNews” raporton se ftesat për funeralin e Mbretëreshës nuk janë dërguar në Rusi, Bjellorusi dhe Mianmar.

Ndërkohë, “Irani do të përfaqësohet vetëm në një nivel ambasadori”, kanë thënë burimet e Whitehall për agjencinë e lajmeve PA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mesa duket, kjo ardhur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Bjellorusia ka mbështetur pushtimin dhe ka kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë.

Mianmari është përballur me sanksionet perëndimore pasi një grusht shteti hoqi qeverinë civile të Aung San Suu Kyi në Shkurt të vitit të kaluar. Ajo gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe udhëheqësi i gjeneralëve qeverisës të Mianmarit e ka vizituar Moskën në shumë raste që nga shpërthimi i luftës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share