Fronti Europian/ Nënshkruhet marrëveshje mes BDI-së, PDSH-së, LP-së dhe PDE-së

Fronti Europian i udhëhequr nga BDI, ka nënshkruar marrëveshjet me Partinë Demokratike Shqiptare, Partinë Populli dhe Partinë Demokratike Europiane. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti ka ftuar që rreth këtij fronti të bashkohen të gjitha partitë tjera por edhe komunitetet që jetojnë në RMV. Ahmeti tha se nuk do të heqë dorë nga objektivat, ndërsa me këtë Front do të përfitojnë shqiptarët por edhe të gjithë qytetarët e vendit. Kreu i BDI-së tha bashkimi i partive shqiptare është garanci e anëtarësimit të vendit në BE.

“Edhe vendi jonë, vendin e ka aty tek bashkimi evropian, ashtu siç jemi në NATO, pas jo dekada, por pas pak vitesh të jemi të rreshtuar në BE, të jetë i përfaqësuar me dinjitet në të gjitha institucionet e europës, por me një miqësi edhe shumë më të forcuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ti thoshe dikujt para 20 viteve që do të merren kazermat e Mlladiqit dhe do të bëhet universitet, do të thoshin këto janë të çmendur, po ti thoshe dikujt para 22 vitesh që në këtë vend do të ketë kryeministër shqiptar do të thoshin këto janë të çmendur, po ti thoshe dikujt para 16 vjetësh se unë dhe Menduh Thaçi do të shkruajmë marrëveshje bashkë për një Front do të thoshin është çmenduri, por është shumë e vërtetë. Unë nuk heq dorë nga e kaluara”, deklaroi Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi se tani, shqiptarët janë më të strukturuar.

“Tani jemi strukturuar mirë politikisht, por jemi edhe të strukturuar pa diskutim mirë edhe institucionalisht. Unë i uroj Talatit që të jetë kryeministër më së paku edhe dy vite, mbani mend. Nuk do të arrihen të ngritën institucionet e shtetit pa Frontin Europian, pa deputetët e këtij fronti…. Ka shumë kushte që janë plotësuar që ku Front të ketë sukses. Neve seriozisht, shqiptarëve, na vlen deri në fund, skajshmërisht interesi etnik, por në të njëjtën kohë, na vlen edhe interesi drejtë civilizimit perëndimor”, tha Menduh Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi ka theksuar se Fronti Europian është nisma që garanton mirëqenien e vendit.

“Është një nisëm e mbarë, një nisëm e mirë e Fronti Europian do të bëhet një trupë e përbashkët e shumë subjekteve politike, nga shumë etni kombëtare që frymojnë në Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar se me të vërtetë një front europian që na sjell mirësinë, mirëqenien, lumturinë, të gjitha begatit që duhet ti pasojë një popull, gjeneratat që vijnë mbrapa, do të vijnë kryekëput të siguruara, të garantuara nga miqësia jonë me SHBA-në dhe nga rrugëtimi ynë bashkë me Bashkimin Europian”, tha Skënder Rexhepi.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha ka thënë se bashkëngjitja në Frontin europian ngjason me si dikur kur shqiptarët i bashkëngjiteshin UÇK-së.

“Më lejoni që nga kjo foltore e bashkimit, të drejtoj një mesazh për çdo shqiptar, bashkëngjitja dhe përkrahja për këtë front sot është e njëjta si thirrja për bashkëngjitje në radhët e UÇK-së në vititn 2001, atëherë nga vija e frontit komandanti i UÇK-së Ali Ahmeti krijoi kushtet për barazi dhe përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha institucionet, ndërsa sot përmes frontit evropian ne duhet të mbrojmë ato arritje të garantojmë rrugëtimin euiropian dhe të ndalojmë ndikimet anti-europiane në vend”, tha Arjanit Hoxha.

Liderët e Frontit Europian mes tjerash theksuan se ky front do të shënojë fitoren më të madhe në historinë e pas pavarësisë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share