Tre kandidatët për deputetë nga lista e Frontit Europian, në njësinë e 6 zgjedhore, Artina Qazimi, Adnan Neziri dhe Valon Asani, kanë qenë panelistë në debatin e sotëm me rininë, ku kanë folur mbi perspektivën e të rinjëve dhe angazhimin e tyre për këtë temë.
Secili nga prizmi dhe profesioni personal, duke ngërthyer përvojën politike dhe praktikat e tyre profesionale, tre përfaqësuesit e ardhëshëm të popullit kanë theksuar sfidat dhe mundësitë për krijimin e kushteve më të mira për të mbajtur të rinjtë në vend.
Gjatë diskutimit u potencua edhe rëndësia e zgjedhjeve të 8 majit, kur bashkë me fatin e vendit dhe shoqërisë do të përcaktohet edhe e ardhmja e të rinjëve. Inkuadrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe përqafimi i vlerave europiane do të ndalojë fluksin e largimit të të rinjëve dhe do të krijojë mundësi të shumta për zhvillimin e tyre në vend.
“Besoj se vizioni jonë i përbashkët është shoqëria ku të gjithë ne si të rinj duhet të ndjehemi të barabartë në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore pa diskriminime dhe keqtrajtime. Duhet krijuar një klimë ose atmosferë që ne të rinjtë duhet të jemi më të kyçur në vendimmarje”, u shpreh deputetja më e re në përbërjen e fundit parlamentare, Artina Qazimi.
Mjeku tanimë i njohur në mbarë vendin dhe jo vetëm, D-r.Valon Asani, u përqëndrua në sferën e shëndetësisë që paraqet jo vetëm parakusht, por edhe mundësi për të rinjtë e vendit.
“Me krijimin e institucioneve të reja, me lidhjet që i kemi ne këtu dhe jashtë vendit edhe me bordet evropiane, botërore për punën e mjeksisë do tu japim shpresë çdo studenti i cili është i aftë dhe i cili mëson”, u shpreh Asani.
Deputeti Adnan Neziri, u ndal në sferën e ekonomisë, një sferë mjaftë e rëndësishme për ndërtimin e të ardhmes së sigurtë për rininë.
“Ekonomia është bazë e cila krijon të mirat materiale në bazë të të cilave ne krijojmë bazamentin për organizim shoqëror në relacion me rininë. Besoj se në këtë marëveshje të cilën tani e kemi në platformën zgjedhore kemi marëveshjen kornizë ekonomike apo me konzenzus ekonomik që nënkupton inkuadrimin e faktorëve relevant, që të gjithë të kontribojnë të bashkëbisedojnë, të takohen dhe debatojnë për fenomene të ndryshme. Dhe këtu pikë së pari si synim dhe mundësi duhet pjesmarrësit e politikbërrjes, të inkuadrohen konsumatorët shoqatat e ndryshme, sindikatat, pensionistët dhe të gjithë faktorët relevant dhe me theks të veçantë rinia.
Panelin e moderoi Diandra Krivanjeva, kordinatore e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, ndërsa pjesmarrës ishin anëtarë të forumeve rinore nga parti të ndryshme të koalicionit Fronti Europian.
#FrontiEuropiaRinia
“Debat me rininë”: Zgjedhjet e 8 majit, vendimtare për të ardhmen europiane të vendit dhe perspektivën e rinisë