Fronti Europian/ Ahmeti: “Fitorja e madhe nis në Gostivar”

“Fitorja e madhe nis në Gostivar”, me këtë fjali e ka paralajmëruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tubimin e BDI-së në qytetin e Gostivarit.

Tubim ky i cili do të mbahet të shtunën, me datë 30 mars, me fillim nga ora 21:00 në sallën e sporteve “Rinia”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët, siç thotë ai të bëhen pjesë e fitores së madhe pro Europës dhe kundër Rusisë.

Njoftimi i plotë:

Miq, motra e vëllezër, të dashur bashkëqytetarë, fitoren e madhe të 24 prillit dhe të 8 majit ta nisim nga Gostivari, këtë të shtunë, më 30 mars 2024, me fillim në ora 21:00.

Ju ftoj të gjithëve, bashkë, të kontribuojmë për fitoren më të madhe pro Europës dhe kundër Rusisë! /TvKlan.mk

https://www.facebook.com/photo/?fbid=954596392701150&set=a.465898708237590

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share