FRONTEX angazhohet për mandat më të gjërë në Ballkanin Perëndimor

RRUGA BALLKANIKE “DESTINACION I POPULLARIZUAR” PËR MIJËRA EMIGRANTË NË BE

Këshilli Evropian ka njoftuar se ka dritë jeshile për negociata për përforcimin e pranisë së Fronteks, Agjencia Evropiane për kontroll kufitar, në Shqipëri, Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Marrëveshja për të cilën do të negociohet do t’u mundësojë forcave kufitare Fronteks të “praktikojnë vendime ekzekutive”, si kontrollet e kufijve dhe regjistrimin e njerëzve.

Zgjerimi i mandatit të Fronteks në Ballkanin Perëndimor, sipas Këshillit Evropian, ka për qëllimt’u ndihmojë vendeve të rajonit në menaxhimin me valën e emigrantëve, të parandalohet emigrimi i paligjshëm dhe krimi ndërkufitar. Agjencia Evropiane Kufitare deri më tani në rajon ka vepruar me mandat të ngjajshëm, por të kufizuar. Forcat e Fronteks mund të kryejnë operacione të përbashkëta dhe të shpërndajnë ekipe në rajonet ku Bashkimi Evropian kufizohet me vendet që nuk janë anëtare. Negociatat që do të vijojnë do të fokusohen në përforcimin e rolit të Fronteks në gjithë rajonin. Ministri çek i Punëve të Brendshme Vit Rakushan deklaroi se këto negociata do të kenë për qëllim “ta detektojnë dhe në fazë të hershme ta bllokojnë lëvizjen e paligjshme të emigrantëve”.

Rruga Ballkanike është e dyta më e popullarizuar në mesin e kërkuesve të azilit dhe emigrantëve të tjerë të cilët mbërrijnë në vendet e BE-së, kryesisht nga Afrika, nga Lindja e Afërt dhe nga Azia Qendore. Në vitin 2021, sipas Fronteks, rrugën ballkanike e kanë kaluar dyfish më shumë emigrantë në krahasim me vitin e kaluar. Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara në më shumë drejtime e ka kritikuar veprimin e shërbimeve kufitare ballkanike ndaj emigrantëve. Maqedonia e Veriut para një muaji e nënshkroi marrëveshjen me Fronteks, pas kundërshtimit disavjeçar të Bullgarisë fqinje për përdorimin e gjuhës maqedonase në dokumentet evropiane. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share