Alternativa: Kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’i merret licensa – a e ka parë dikush Islam Abazin?

Kanë reaguar edhe nga Alternativa e Afrim Gashit në lidhje me skandalin e fundit në M-NAV. Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, thonë se zhvillimet e ditëve të fundit po shfaqin simptomat e njëmendësisë njëzetvjeçare të qeverisjes, sipas tyre,  kriminale të BDI-së ku depërtimi në çdo institucion të shtetit në vepër po dëshmon tendenca të papara kriminale. Nga Alternativa thonë se pikërisht këtë kapje të sistemit e kanë parasysh kur si opozitë insistojmë ta marrin anëtarin e KSHZ-së, që sipas tyre u takon me ligj.
“Rasti i sulmit brutal mbi kontrollorët e fluturimeve nxori në shesh se ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur opinioni është i njohur se pronari i kësaj kompanie është i afërt me liderin e BDI-së. Për të mos mjaftuar kjo, dje në Spitalin e Gjinekologjisë në Shkup, personeli i sigurimit, çuditësisht edhe në këtë spital tenderin për sigurim e ka e njëjta kompani, ka rrahur një të moshuar pa asnjë faj. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, njëri nga dy punëtorët e sigurimit madje nuk disponon as me liçencë të patjetërsueshme për ushtirmin e këtij profesioni. Urgjentisht apelojmë që kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata për sigurimin e hapësirave të MNAV. Apelojmë deri tek Ministria e Punëve të brendshme dhe organet përkatëse të merr masa për të vërtetuar pohimet tona dhe kompanisë në fjalë t’i merret liçenca e punës.
Nga Alternativa ironizojnë edhe me kryeprokurorin për Krim të Organizuar, Islam Abazi, duke aluduar se ky i fundit nuk po vepron në lidhje me skandalet e fundit.
“Për në fund edhe një pyetje shpërblyese, a e ka parë dikush Islam Abazin, apo mos është vetëkidnapuar diku?! Çka më shumë duhet të ndodhë që ky zotëri të veprojë në bazë të detyrimeve ligjore që i ka”, thonë nga Alternativa./KlanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share