Frikë në skuadrën e femrave të Arsenalit, avioni merr flakë

Panik në skuadrën e femrave të Arsenal që kishte udhëtuar në Gjermani për ndeshjen e Champions League ndaj Wolfsburg. Teksa ishin në avion gati për të nisur rrugën e kthimit për në Londër, motori i Boeing 737 mori flakë pas kontaktit me një zog, pak para se të ngrihej në ajër. Pilotët në bord u treguan të shpejtë për të evakuuar pasagjerët e së bashku me ta edhe skuadrë e femrave të Arsenal.

Për fat të mirë, ngjarja nuk shkaktoi pasoja të rënda dhe u zgjidh shpejt, edhe pse paniku ishte prezent sidomos në momentet e para. Klubi i Arsenal më pas doli edhe me një njoftim duke theksuar se vajzat e skuadrës u kthyen shëndoshë e mirë në Londër ndërsa falenderuan stafin për përkujdesjen.

Tashmë, skuadra e femrave të Arsenal mund të mendojë e qetë për ndeshjen e kthimit dhe të synojë finalen e kompeticionit europian duke qenë se sfida e parë në Gjermani u mbyll në shifrat 2-2.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share