Francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare! E vendosi organi më i lartë në vend…

Organi më i lartë kushtetues i Francës i ka dhënë dritën jeshile rritjes së moshës së pensionit, nga 62 në 64 vjeç. I njëjti organ hodhi poshtë thirrjet për referendum nga kundërshtarët politikë.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan BBC, Këshilli Kushtetues tha se disa nene të reformës kaq të diskutuar në Francë, kanë disa të meta ligjore.

Prej Janarit, ky vend është përballur me protesta të shumta kundër kësaj reforme. Në Mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për ta detyruar reformën e pensioneve, pa pasur nevojë për votim.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Kjo padyshim është një fitore për Macron, pas 3 muajsh protestash masive pikërisht për këtë projektligj që ka dëmtuar jo pak lidershipin e tij. Me vendimin e Këshillit Kushtetues të Francës, presidenti mund ta fusë në fuqi këtë ligj brenda 15 ditësh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share