Dy dronë të armatosur sulmojnë bazën ajrore në Irak

Dy dronë të armatosur kanë shënjestruar një bazë ajrore që pret forcat amerikane dhe të tjera ndërkombëtare në Irak, kanë thënë një burim sigurie dhe një burim qeveritar, raporton Sky News.

Baza e Ain al-Asad në perëndim të vendit u sulmua në orët e para të mëngjesit të sotëm, por nuk pësoi asnjë dëmtim, thanë burimet për Reuters. Gjithashtu ata shtuan se nuk ka pasur viktima.

Ndërkohë bëhet e ditur se një grup i quajtur “rezistenca islame në Irak” e ka miratuar sulmin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sulmet ndaj forcave amerikane janë shtuar që kur konflikti në Izrael shpërtheu më shumë se tre javë më parë.

Grupet e armatosura irakiane të rreshtuara me Iranin, i cili mbështet Hamasin, kanë kërcënuar se do të synojnë interesat e SHBA-së me raketa dhe drone nëse Uashingtoni ndërhyn për të mbështetur Izraelin./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share