Franca dhe Australia kualifikohen

“Gjelat” e mbyllin të parët e Grupit D pavarësisht humbjes nga Tunizia, zhgënjen Danimarka

Franca dhe Australia janë kualifikuar për në të 16-at e Kampionatit Botëror, në përfundim të sfidave të fundit të Grupit D.

“Gjelat” u befasuan nga Tunisia me rezultatin 1-0, por e mbyllën të parët fazën e grupeve.

Trajneri Didier Deshamps kishte zgjedhur që të linte pushim shumicën e titullarëve, e t’u jepte një mundësi lojtarëve të stolit për të treguar veten.

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Vahbi Khazri në minutën e 58 të lojës, pas një vrapimi të shpejtë drejt portës kundërshtare.

Loja e “Lë ble” ndryshoi vetëm në fund të takimit. Në fushë u futën Kilian Mbape dhe Antoin Grizman dhe sulmuesi i Atletiko Madridit e futi topin në rrjetë, por festa e francezëve u ndërpre, pasi VAR e anuloi golin.

Tunizia e mbylli garën në Katar 2022 me 4 pikë, ndërsa i shkaktoi përfaqësueses franceze humbjen e parë që nga viti 2014.

Ndërsa Australia mundi Danimarkën minimalisht dhe siguroi kualfikimin për herë të parë që nga viti 2006.

Zhgënjim për danezët, që në fazën e grupeve shënuan vetëm 1 gol dhe nuk arritën që të merrnin asnjë fitore.

Goli i parë dhe i vetëm i takimit u shënua nga Methju Leki, që çau përpara e pastaj gjuajti bukur duke befasuar portierin Shmajkëll në minutën e 60.

Danimarka e mbylli e fundit në Grupin C.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share