Fuqishëm mbështesim ndryshimet kushtetuese dhe heqjen e 20%
Duke pasur parasysh që integrimet euro-atlantike janë prioritet mbi prioritetet për ne, Fraksioni i BDI-së, apo ndryshe siç quhet në opinion “Grupi I Zjarrit”, fuqimisht përkrah ndryshimet kushtetuese.
Fraksioni I BDI-së apo “Grupi I Zjarrit”, edhe pse zyrtarisht jo të ftuar, shpreh gatishmërinë e plotë që si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim të marrim pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe në dispozicion të vendit t’i vendojmë të gjitha kapacitetet tona profesionale.
“Ritheksojmë, qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe”, thonë fraksioni i BDI-së.
Nga ky fraksion ftojnë të gjithë faktorët politik shqiptar që të prononcohen rreth kësaj teme të rëndësishme, ta mbështesin këtë iniciativë me ç’rast do të hapej një kapitull i ri edhe në rrugëtimin tonë europian, por gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të një padrejtësie më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në RMV./KlanMacedonia/