Shpalljet për punë – Punësime etnike apo sipas balancuesit?!

Një sërë reagimesh ka shkaktuar shpallja e “Pyjeve të Maqedonisë” ku kërkohet drunjprerës të përkatësisë etnike shqiptare në Komuna të Maqedonisë Lindore sikurse në Kavadar, Demir Kapi e Kriva Pallankë, njofton KlanM.

Në Berovë parashihet të punësohen 12 shqiptarë, kurse mediat maqedonase njoftojnë se në Regjistrimin e fundit si shqiptarë është prononcuar vetëm një banorë i këtij qyteti.

Nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, sic percjell KlanM, thonë se shpallja është publikuar sipas balancuesit dhe se duhet ta respektojnë ligjin që parasheh përfaqësim të drejtë.

“Janë gjithsejt 411, Maqedonas – 36, Turq – 33, Roë – 20 dhe 330 Shqiptarë. Atë që e tregon balancuesi. Bëhet fjalë për punëtorë fizik që do të punojnë në pyje dhe do të marrin paga minimale” – kanë thënë nga “Pyjet e Maqedonisë”

Mediat maqedonase, sic percjell KlanM, thonë se një muaj para formimit të qeverisë teknike, nuk kanë të ndalur shpalljet në sektorin shtetëror dhe publik për punësime të reja, ku kruteri kryesor është përkatësia etnike.

Në Operën dhe Baletin Maqedonas kërkohet një Teknik skene dhe toni, që duhet të jenë shqiptarë, si dhe dy rrobaqepës ku vendi I punës parashihet për një Shqiptar dhe një Turk.

Në Ministrinë për Ambientin Jetësor kërkohen 3 përmbarues Shqiptarë dhe 3 Maqedonas.

Javën e kaluar, sic njofton KlanM, reagime shkaktoi edhe shpallja për punësime në Klinikën për Gjinekologji në Shkup ku kërkohen katër mjekë të specializimit me kusht që të jenë Shqiptarë.

Ndryshe, sic njofton KlanM, balancuesi si vegël është vënë në vitin 2016 dhe shërben për përfaqësim adekuat të të gjitha bashkësive etnike në çdo institucion të sektorit shtetëror e publik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share