Forumi për ndryshime në arsim: Zgjedhjet në UT – zhgënjyese!

HODAI: KUTIA E PANDORËS ËSHTË HAPUR, AVANCIMET AKADEMIKE TË PA MERITUARA NUK DO TË KALOJNË!

Forumi për Ndryshime në Arsim është shprehur i zhgënjyer nga procesi i zgjedhjeve për Rektor të Universitetit të Tetovës. Nga ky forum kanë akuzuar për presione kurse tërheqja e tre kandidatëve tjerë është vlerësuar si “kulmi i të shëmtuarës”.

“Përpos informacioneve që vazhdimishtë arrinin deri tek organizata jonë për ndikim të ish udhëheqësis së universitetit dhe presioneve kryesisht partiake deri tek profesoret dhe familjarët e tyre për të votuar kandidatin Jusuf Zeneli, kulmi i të shëmtuarës në këtë proces ishte tërheqja nga gara e tre kundër kandidatëve që nuk ua prishi gjumin fare as universitetit as Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha Blend Hodai.

Forumi për Ndryshime në Arsim, sic thonë, në bazë të hulumtimeve që janë bërë nga kjo OJQ, konteston Rektorin e sapozgjedhur.

“Jusuf Zeneli ka vetem dy punime të publikuara në revistën grabitqare European Scientific Journal, e cila sipas Listës së Beallit njihet si “predator journal” ose revistë grabitqare, ndërsa punimet tjera i ka të publikuara në revista lokale pa asnjë kredibilitet akademik”, tha Blend Hodai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e për Rektor të UT-së, fillimisht morën pjesë katër kandidatë, kurse pas tërheqjes së tre prej tyre, me shumicë votash Rektor i UT-së, u zgjodh Jusuf Zejneli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share