Forumi Ekonomik Shkup: Të investohet edhe në infrastrukturën e internetit edhe në zhvillimin lokal

Të investohet edhe në infrastrukturën për komunikim me internet edhe në zhvillimin lokal në rajon, paralelisht me lidhjen rrugore dhe energjetike, theksuan pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të mbajtur në Shkup, në panelin kushtuar investimeve në infrastrukturë.

“Infrastruktura e komunikimit në internet kërkon shumë investime, sidomos në vende si ky i yni, ndërsa projekte të këtij lloji ka shumë pak. Fusha e dytë e rëndësishme është zhvillimi lokal në vetë komunat, urbane dhe jourbane. Në projekte si ndërtimi i shkollave, spitaleve, teatrove, ujit të pastër, transportit publik… Këto janë projekte shumë të vlefshme dhe këtu nuk duhet harruar se bëhet fjalë për investime prej 100 milionë eurosh”, tha Branko Greganoviq, drejtor ekzekutiv i “NLB Bank”.

Siç tha ai, duhet të kemi gjithmonë parasysh se duhet të kemi qëndrueshmërinë e këtyre investimeve jo vetëm në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, por edhe në aspektin e teknologjisë së përdorur. Ata që punojnë në këto projekte, tha ai, duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre edhe në këtë kuptim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Drejtori i përgjithshëm i “Telekomit të Maqedonisë”, Nikolla Ljushev, megjithatë, theksoi se rrugët digjitale janë po aq të rëndësishme sa ato fizike, me një kontribut të madh në ekonomi.

Sipas Ljushev, për një lidhje të suksesshme digjitale, përveç investimeve private do të duhet të përfshihet edhe shteti.

“Autostradat fizike ndërtohen me para publike, ndërsa ato digjitale me para private. Lidhja digjitale bëhet me paratë e investitorëve privatë. Investimet me brez të gjerë të lidhjes kërkojnë përvojë si në ndërtim, ashtu edhe në mirëmbajtjen e rrjetit. Investimet tona, ashtu siç përparojmë gjatë një periudhe kohore do të arrijnë kufijtë, sepse kur të përballemi me projekte me humbje, thjesht nuk do të ketë investime dhe kjo do të krijojë në mënyrë të pashmangshme një ndarje digjitale midis njerëzve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale. Në atë rast, në një moment Qeveria do të duhet të ndërhyjë për të ofruar subvencione për të arritur qëllimet e agjendës digjitale për vitin 2030”, tha Ljushev.

Në panelin paraprakisht foli ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Bochvarski, duke theksuar se vendi përmes Strategjisë kombëtare për transport 2018-2030 me realizim të projekteve të mëdha infrastrukturore e zhvillon rrjetin rrugor si kusht për lidhje më të mira me vendet fqinje dhe zhvillimin e korridoreve evropiane.

Në kuadër të Strategjisë kombëtare të Transportit, ai vuri në dukje edhe projektin për zbatimin e Sistemeve inteligjente transportuese përgjatë Korridorit 10, për të cilin këtë vit duhet të shpallet procedura e përzgjedhjes së realizuesit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share