Formula 1:Verstappen dërgon mesazh rivalëve që të mos shpresojnë shumë vitin tjetër

Këtë vit arriti 19 fitore në 22 gara me makinën Red Bull (makina austriake arriti 21 fitore, edhe 2 me Perez), por kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Ai synon një tjetër vit triumfues e me rekorde të reja sezonin e ardhshëm, ku do të zhvillohen 24 gara.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, piloti holandez u dërgoi një mesazh rivalëve të tij, që të mos shpresojnë shumë vitin tjetër. “Normalisht, viti i ardhshëm nuk mund të jetë kaq i mirë sa ky që u mbyll. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për të fituar gjithnjë 20 gara, por për të përmirësuar më tej makinën tonë”, tha Verstappen.

Kjo vlen edhe për mua, për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nëse arrijmë të përmirësojmë edhe më tej makinën tonë dhe të duelojmë për kampionatin, mund të na mjaftojnë edhe 10 fitore. Konkurrenca është e madhe, ndaj pres që edhe ekipet e tjera të fitojnë më shumë, por Red Bull do të jetë aty”, u shpreh holandezi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
Kemi qenë dominues me këtë makinë këtë vit, por pamë se kemi edhe disa pika të dobëta ku do të përmirësohemi. Kjo gjë shpresoj të na bëjë edhe më shumë kompetitivë, ndaj jemi duke punuar fort për makinën e re. E thashë, nuk kanë rëndësi fitoret, por të jemi më mirë se vjet”, tha Verstappen.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share