Chelsea dëshiron portierin e Brighton

Fillimisht u interesuan për “katalazatorin” e mesfushës, Moises Caicedo, mirëpo “blutë” e Chelsea kanë rrëmbyer një tjetër lojtar, që shkëlqeu sezonin e shkuar, me “pulëbardhat” e Brighton, portierin Robert Sanchez.

 Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, londinezët do të paguajnë plot 25 milionë paund për “gardianin” spanjoll, shifër kjo e cila ndahet në formulën 20 milionë euro bazë + 5 të tjera bonus.
Përsa i përket kontratës personale, Sanchez ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë, detajet e së cilë nuk janë bërë ende publike, por e sigurt është që me ardhjen e spanjollit në “Stamford Bridge”, talenti amerikan i portës, Gabrial Slonina do të shkojë në huazim.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share