Dita e dytë e “EURO 2024” na sjellë tri ndeshje të tjera mjaftë të forta.
Fillimisht, nga ora 15:00 do të luhet takimi i grupit A, Hungari – Zvicër.
Për këtë takim tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, gjersa në 11-shen startuese të Zvicrës është i pranishëm edhe një shqiptar.
Granit Xhaka do ta nisë ndeshjen nga fillimi, derisa Shaqiri e Jashari janë në bankën rezervë.
Formacionet startuese:
Hungari: Gulasci; Lang, Orban, Szalai; Fiola, Adam Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga.
Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Duah, Aebischer, Vargas.