Më shumë sulme ajrore izraelite janë kryer sot, veçanërisht në orët e fundit në jug të Gazës.
Këto sulme në përgjithësi ndodhën në distriktin Rafah, ku një numër zonash janë shumë të populluara. Një makinë policie u shënjestrua në një sulm ajror në të cilin u vranë disa oficerë palestinezë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Forcat izraelite shënjestruan gjithashtu një makinë civile në lagjen Tal as-Sultan, një nga zonat më të populluara në Rafah, ku janë strehuar qindra mijëra palestinezë.
Qyteti jugor i Gazës, Khan Younis, u godit gjithashtu, ku ka bombardime të vazhdueshme të lagjeve të banuara … duke i detyruar njerëzit të largohen dhe duke i bërë kushtet e jetesës atje plotësisht të pabanueshme.