Tërmeti në Kolumbi, momenti kur dridhet studioja televizive dhe reagimi i të ftuarve në emision

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin kolumbian, Bogota, më 17 gusht 2023.

Aktiviteti i fuqishëm sizmik, i shoqëruar me disa pasgoditje të mëvonshme, kishte ngjallur frikë tek banorët dhe vendasit.

Pas tërmetit, një video u shfaq në rrjetet sociale që tregon njerëzit në TV live kur goditi tërmeti.

Pamjet fiksojnë momentin kur godet tërmeti, duke bërë që studioja e lajmeve të dridhet.

Dhe pas situatës kaotike dhe pas ndërprerjes së transmetimit, gazetarët dhe të ftuarit në emision larguan nga studio televizive. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share