Fluks lëvizjesh në Morinë, sa turistë kanë hyrë për 24 orë

Fluksi i lëvizjes në Morinë vijon që të paraqitet i lartë. Qytetarët që hyjnë në vendin tonë janë pjesa më e madhe nga Kosova, të cilët po shfrytëzojnë ditët me diell e temperatura të larta për të bërë pushimet në bregdetin shqiptar.

Disa prej tyre pohojnë se është hera e dytë që kthehen në vendin tonë për pushime këtë vit. Kalimet në pikën kufitare të Morinës po bëhen me procedura të përshpejtuar.

Aktualisht janë nga 6 sportele në hyrje e 6 në dalje për përpunimin e të dhënave të qytetarëve, ndërsa radhët janë minimale në kufi. Gjatë 24 orëve të fundit nga Morina kanë hyrë 19 610 qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve nga Kosova./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share