Flet trajneri i KF Arsimi, Vildan Saliu: Le të jetë një ditë feste dhe të fitojë më i miri

Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, vazhdon me  sukses kampionatin në Ligën e dytë republikane edhe pse pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara  ka  vetëm tre fitore  dhe një barazim,  por ndeshja e fundit  dhe  barazimi me Pelisterin me të madhe  ka  motivuar  si stafin teknik ashtu edhe futbollistët  prag të derbit të Pollogut me liderin në tabelën e klasifikimit Besën e Dobërdollit që do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit nesër me fillim në orën 13:00

Në prag ë kësaj ndeshje trajneri i  klubit të futbollit “Arsimi”, Vildan Saliu deklaroi

“Ndeshja kundër Besës, cilësohet si ndeshje derbi i Pollogut. Ne e  respektojmë  maksimalisht  ekipin Besa, pasi që i dimë qëllimet e tyre, të jemi të sinqertë kanë ndërtua një ekip shumë cilësore. Por ne nesër do dalim në fushë për të mare rezultat pozitiv. Atmosfera dhe vetëbesimi është ritë ndjeshëm në ekip  pas paraqitjes shumë të mirë në ndeshjen e fundit kundër Pelisterit. Andaj  këto ndeshje  janë  për tu shijuar, fundja presioni është në anën e kundërshtarit sepse janë favorit, dhe ne do të mundohemi  ta  shfrytëzojmë maksimalisht! Le të jetë një ditë feste dhe të fitoj më i miri” deklaroi trajneri i KF Arsimi, Vildan Saliu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen derbi Besa – Arsimi në tribunat e stadiumit  pritet të ketë numër të madh të tifozëve edhe simpatizues të Arsimit nga Çegrani.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share