Flet nëna e së vrarës nga ish-burri në Gjermani: 8 vjet rresht u kanë e dhunume, e rrehne me kabull e me çelësa

Nëna e Jetmirës, gruas së vrarë në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë, për 8 vjet radhazi ka qenë e dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga nga ish-bashkëshorti, Besmir Ademi.

”8 vjet rresht, u kanë e dhunume, u kanë e rrehne me kabull të televizorit, u kanë e rrehne me çelësa të makinës, u kanë e rrehne me thikë në fyt. Plus Besmir Ademi, i ka thanë Jetmires teme, ‘Nëse ndahesh prej meje unë kom me ta pre çiken Ledinen’ ”, thotë ajo duke cituar mes tjerash edhe ish-dhëndrin, përcjell klankosova.tv.

Veç kësaj ajo për Lajmi.net, ka shtuar se ish-dhëndrri i tyre, e ka kërcënuar edhe vëllaun e Jetmirës, për 8 vite rresht, nëse kjo do të zbulonte dhunën që ai e ushtronte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”E kam një djalë. Që 8 vjet e kam pasë të kërcënum, ‘Po e mysum sot, po e mysum nesër’ ”.

Edhe djalin e ke pasë të kërcënum?

”Po, po, po. Edhe djalin e kam pasë të kërcënum, se çikën që e kum pas të martume me ta. Në qoftëse ti thu diçka në familjen tane, që dahesh prej meje, ose lajmëron dhunën që e përdori une në ty. Se ai ka përdorë dhunë fizike, psiqike. Ai ka përdorë dhunë që nuk e përdorë një serb, se s’po du me përdorë fjalën serb se edhe ai është popull. Po unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë, po nuk e kish përdorë dhunën që e ka përdorë, Besmir Ademi”.

Çifti kishin 3 fëmijë, e shkak të kësaj situate të rëndë, siç thotë nëna e Jetmirës, ata ishin ndarë nga shteti gjerman gjatë muajit mars të këtij viti.

”Jetmira është nda që dy muaj prej tinaj. E ka nda shteti gjerman prej dhunës, më 6 mars. Shteti gjerman ka ndërhy në dhunën që e ka përdorë Besmir Ademi. Jetmira ka dalë prej shpisë se e ka dhunu ai. Po policia e kanë kthy Jetmirën në shpi për shkak se i kanë tre thmi. Besmirin e kanë marrë prej shpisë e kanë lidhë për 10 ditë, pas 10 ditësh Jetmirën e kanë marrë shteti, e kanë çu në shpinë e grave”.

Ajo mohon ta dijnë saktësisht motivin e vrasjes së vajzës së saj nga ish-burri, por pretendon se arsye mund të ketë qenë fakti që më nuk pranohej një raport i tillë nga burri.

”Motivin na nuk munem m’i ditë”.

”Po ai, s’ka mujt m’i përballu, ato qysh kjo [Jetmira] ndahet prej meje, pse kjo [Jetmira] nuk e lejon hala dhunën në to; qysh e kom përdorë 8 vjet”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share