Ç’po ndodh me barrikadat? – Gazetarja jep detaje për situatën në veri të Kosovës

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe ka njoftuar se presidenti Vuçiç u ka kërkuar serbëve të heqin barrikadat. Kërkesa pas ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve dhe lirimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit në veriun e Kosovës, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka zhvilluar një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan.

Pyetje: Pas këtyre zhvillimeve pozitive, a ka ndonjë sinjal nga sebët që do të heqin barrikadat?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Blerta Dalloshi Berisha: Po, sigurisht që janë sinjale pozitive për heqjen e barrikadave, por edhe vetë takimi i Vuçiçit me serbët lokalë, po shihet si një lojë e fundit mund të them më shumë e Serbisë për të bindur faktorin ndërkombëtar që vetë Vuçiç nuk ka pasur gisht gjoja në barrikadimin e rrugëve, në përdorimin e serbëve lokalë për barrikadimin e rrugëve dhe për këtë arsye ka një takim gjoja për t’i bindur ata që t’i heqin barrikadat.

Pyetje: Lidhur me ngjarjet e fundit, a ka ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës?

Blerta Dalloshi Berisha: Nga qeveria nuk ka pasur reagim, përveç reagimit të Kryeministrit në konferencën për mediat, i cili është shfaqur i habitur për lirimin e Pantiçit, por ka pasur dhe reagime nga institucionet gjyqësore, të cilat kanë kërkuar nga kryeministri që të mos ndërhyjë në gjyqësor. Ndërsa ka reaguar dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili beson se ka një marrëveshje të fshehtë për lirimin e Pantiçit.

Pyetje: Nga takimi i Presidentit Vuçiç me serbët, a u mor ndonjë vendim?

Blerta Dalloshi Berisha: Deri më tani nuk kemi informacione nëse është marrë ndonjë vendim sepse takimi është mbajtur në Serbi dhe jemi duke u mundur të marrim informacionet e fundit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share